Konfiskohen armë në Ferizaj, policia arreston të dyshuarin

Konfiskohen armë në Ferizaj, policia arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme (13 maj) ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i dyshuari kishte mbajtur disa armë pa leje.

Policia në raportin 24-orësh, ka bërë të ditur se në shtëpinë e të dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një bajonetë, dy shpata, një pushkë ajrore, një palë dylbi, 148 fishekë kalibrash të ndryshëm, një boks hekuri dhe një shtizë.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.