Fatmir Limaj përkujton Komandant Bardhin në 20-vjetorin e rënies

Fatmir Limaj përkujton Komandant Bardhin në 20-vjetorin e rënies

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka përkujtuar Qamil Ilazin i njohur si komandant Bardhi në 20-vjetorin e rënies.

Limaj ka thënë se Bardhi ishte një nga strategët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 “Komandant Bardhi është shembulli më i mirë se si i dilet zot vendit. Kujtimi për Bardhin do të mbetet përherë në zemrën e kujtesën tonë. Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Bardhit. Lavdi dëshmorëve të Kombit”, ka shkruar Limaj.

Postimi i Limajt:

Dy dekada më parë ra në fushën e nderit, Komandanti i Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Qamil Ilazi - Komandant Bardhi. Ai ishte një nga strategët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Komandant Bardhi është shembulli më i mirë se si i dilet zot vendit. Kujtimi për Bardhin do të mbetet përherë në zemrën e kujtesën tonë. Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Bardhit! Lavdi dëshmorëve të Kombit! FL