Komuna e Obiliqit padit KEK-un, kërkon edhe pezullimin e konkursit

Komuna e Obiliqit padit KEK-un, kërkon edhe pezullimin e konkursit

Kuvendi Komunal i Obiliqit ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme lidhur me implementimin e ligjit të Obiliqit dhe vendimin e Qeverisë për punësimin e banorëve të kësaj ane në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Gjatë kësaj seance kuvendi komunal vendosi që të kërkohet pezullim i konkursit të fundit në KEK dhe të ngritët padi ndaj kësaj korporate për shkak të mos impelemntimit të Ligjit për Obiliqin.

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi,  tha se nga KEK-u nuk po respektohet as Ligji për Obiliqin  e as vendimi i qeverisë.

Sipas tij në konkursin për punësim në KEK banorët e kësaj ane janë neglizhuar dhe nuk u është dhënë prioritet për punësim ashtu siç u është premtuar.

Replika te shumta pati në mes kryetari Gashi dhe asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Aziz Bici i cili tha se me seanca të tilla po tentohet që të manipulohet me banorët e Obiliqit.

Në replikën e tij kryetari i Obiliqit kërkoi që të jenë të bashkuar dhe këtë seancë mos ta përdorin për qëllime politike por për të gjetur një zgjidhje për telashet e banorëve.

Shefi i Grupit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shaip Paloja tha se ligji për Obiliqin nuk është dhuratë për banorët e kësaj ane por dhuratë për dikë që po i konvenon.

Edhe ai potencoi se Ligji për Obiliqin nuk po implementohet aspak.

Në këtë seancë të pranishëm ishin edhe banorët e Hades e Shipitullës të cilët shprehën shqetësimet e tyre për punësimin në KEK. Në emër të banorëve të Shipitullës foli Shaban Krasniqi i cili tha se po ndihen të  diskriminuar sa i përket punësmeve, Ai tha se kjo ishte kërkesa e vetme e tyre në këmbim të mos ndërprerjes së enegjisë elektrike.

Në emër të banorëve të Hades foli edhe asamblisti nga AAK-ja, Labinot Mirena i cili paralajmëroi edhe protesta në rast të mos plotësimit të kërkesave të tyre.


MË SHUME NGA Nacionale