Veseli: Telekomi nuk shpëtohet nga politika, por nga projektet e duhura 

Veseli: Telekomi nuk shpëtohet nga politika, por nga projektet e duhura 

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka folur në seancën e jashtëzakonshme për PTK-në. Ai tha se kjo seancë nuk e ka për qellim të rregullojë gjendjen në Telekom.

“Do të ishte mirë që shqetësimet që shprehen këtu të jenë për ndërmarrjen. Çka po flitet deri tani, nuk ka të bëjë fare me fatin e punëtorëve të Telekomit. Çështja e Telekomit zgjidhet jashtë politikës, përmes përvojave menaxheriale, përmes ndihmës në projekte, përmes kufizimeve në shpenzime e të tjera. Të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me keqpërdorime në PTK, në tenderë e në punësime duhet të shkojnë deri në fund. Janë prokurorët dhe gjyqtaret”, ka thënë ai.

Autor: RTKlive