Emina Cunmulaj rrëfen arsyen prekëse pse vendosi të presë flokët

Emina Cunmulaj rrëfen arsyen prekëse pse vendosi të presë flokët

Emina Cunmulaj ka prerë flokët e saj për një arsye shumë prekëse.

Modelja me origjinë shqiptare i dhuroi flokët e saj të gjatë për njerëzit me kancer.

Cunmulaj në një video në Instagram zbuloi edhe arsyen përse mori këtë vendim.

“Pra, ja ku po e them. Unë mendoj ndryshe. Unë nuk mendoj se në jetë, duhet të mendosh gjithë kohës sesi po të shikon bota, apo si mendon ti se do të të shikojë bota. Unë mendoj se ti duhet të jesh ashtu siç do ti ta shikosh veten. Nëse do ta shikosh veten me flokë të shkurtër, bëji flokët e shkurtër. Nëse do ta shikosh veten me flokë të gjatë, mbaji të gjatë”, tha modelja.

Mes lotësh, rrëfeu si humbja e mamasë nga kanceri e bëri të ndjeshme ndaj njerëzve që vuajnë nga kjo sëmundje.

“5 vite e gjysmë më parë humba mamanë, siç mund ta dini, për shkak të kancerit. Në muajin e gjashtë, mbaj mend se fillova të ndihesha në faj. Unë kisha flokë të bukur të gjatë. Për shkak të kimioterapisë, mbaj mend se mamanë time ishte e tmerrshme të mbetej pa flokë. Kështu që, vendosa t’i prisja flokët dhe t’i dhuroja për bamirësi”, tregoi Emina.

Modelja gjithmonë bën bamirësi. Ajo është kthyer edhe në Shqipëri herë pas here për të ndihmuar familjet e varfra.