VIDEO-Gojani:Për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e re’,po shkelen ligjet

VIDEO-Gojani:Për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e re’,po shkelen ligjet

Për ndërtimin e termocentralit “Kosova e re”, disa OJQ po kundërshtojnë projektin dhe janë ankuar te Komuniteti i Energjisë.

Rinora Gojani nga Balkan Green Foundation, tha se kanë kërkuar që Traktati i Energjisë të jep opinion për këtë dhe të shqyrtojë marrëveshjen për blerje të energjisë.

“Për ndërtimin e termocentralit “Kosova e re”, po shkelen të gjitha ligjet. Ne po mundohemi që të japim informacione dhe të mos kemi edhe një rast të dytë si KEDS-in, ne po mundohemi të i zbërthejmë se cilat janë pasojat”, tha ajo sot në emisionin “Ekonomiks”, në RTK3.

Sipas saj me këtë marrëveshje do të mbytet edhe konkurrenca. “Me këtë marrëveshje do të mbyt edhe “Kosovën e re”, po ashtu edhe do të dalin edhe me probleme të tjera”, tha ajo.

Ajo ka kritikuar edhe mënyrën e dhënies së tokës për termocentrali “Kosova e re”,  që është dhënë me një çmim për 10 euro.

Marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria e Kosovës dhe ContourGlobal (GenCo) përmbajnë elemente të Ndihmës Shtetërore: OJQ vlerësojnë se marrëveshjet komerciale për ndërtimin e TC Kosova e Re janë në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe të BE-së. Sipas OJQ-ve, këto janë dëmet që do të jenë në dëm të Kosovës. NKEC (kompani publike) detyrohet të blejë 100% të kapacitetit prodhues të TC Kosova e Re i cili pritet të prodhojë afërsisht 3,370,000 MËh në vit edhe nëse tregu nuk e kërkon.Për shkak se TC Kosova e Re ka prioritet mbi TC Kosova B, tregu i energjisë elektrike në Kosovë do të mbyllet për 20 vite duke bllokuar zhvillimin e çfarëdo konkurrence me shansa minimale për liberalizim të tregut të energjisë. Të gjitha pagesat për shfrytëzim të sistemit do t’i ngarkohen NKEC dhe jo ContourGlobal. Prodhuesit tjerë të energjisë elektrike janë përgjegjës për t’i mbuluar këto pagesa dhe i bën ata më pak konkurrues. KEK obligohet që të sigurojë thëngjillin, duke ua lënë konkurrentëve të CountourGlobal thëngjillin më pak efikas për një çmim më të lartë. Toka ku do të ndërtohet TC Kosova e Re është dhënë në shfrytëzim për vetëm 10 Euro.

 

Autor: RTKlive