Aktorja hollivudiane, Rita Wilson zbulon origjinën çame

Aktorja hollivudiane, Rita Wilson zbulon origjinën çame

Rita Wilson nuk ka munguar në urimet e shumta të yjeve hollivudiane për nënat e tyre në “Ditën e Nënës”.

Aktorja hollivudiane publikoi një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet krahas të ëmës.

Ndërkohë, artistja ka treguar një histori frymëzuese dhe me plotë sakrificash që kishte bërë ajo për të.

Rita zbuloi për herë të parë se gjyshja e saj ka origjinë çame dhe është arratisur nga malet gjatë luftës.

“Nëna ime. Ajo e humbi babanë kur ishte katërvjeçare dhe jetoi në fshatin e saj në kufij mes Greqisë dhe Shqipërisë. Kur gjatë luftës gjërat u bënë serioze, nëna e saj vendosi të arratisej nga fshati mes malit që ndante dy shtetet. Nëna ime u detyrua ta bënte këtë gjë, të ecte mes natës nëpër mal, e rrezikuar nga momenti në moment që të vritej e të humbte çdo gjë. Çfarë guximi që kishte?!”

“Njësoj si nëna ime. Ajo ishte e qeshur, e lezetshme na bënte të qeshnim me shakatë e saj. Kurrë s`mësoi të ngiste biçikletën apo të notonte, gatuante për ne, na lante rrobat, na donte neve. Thurte çdo gjë me dorë. Edhe një fetë buke me gjalpë, një vezë e skuqur apo një sanduiç shijonte më shumë nga duart e saj. Më mungon shumë”, shkruan Rita në dedikimin për gjyshen.

Ajo është  martuar në vitin 1988 me aktorin tjetër të famshëm, Tom Hanks, me të cilin ka dy fëmijë, Chet Hanks dhe Truman Theodore Hanks.

Aktorja 62-vjeçare ka pasur role të shumta në filmat “Complicated”, “Sleepless in Seattle”, “Now and Then”, “Jingle All the Way”, “The Story of Us and Runaway Bride” si dhe në serialet televizive, “The Good Wife” dhe “Girls”.