Miley Cyrus konfirmon albumin e saj të shtatë

Miley Cyrus konfirmon albumin e saj të shtatë

Albumi më i ri nga Miley Cyrus po vjen më shpejt ngaqë ishte pritur.

Këngëtarja 26-vjeçare u tha fansave në rrjetin social, Twitter, se albumi i saj i shtatë është kompletuar, duke shpjeguar se ka thyer rekord në iHeart Radio.

Cyrus nuk ka dhënë detaje më të hollësishme rreth këtij albumi, por spekulohet se do të lansohet më 30 maj në bazë të përshkrimit që ka bërë.

Ky do të jetë rekordi i parë që Miley ka thyer që nga martesa e saj me aktorin Liam Hemsworth. Çifti i cili u takua në filmin “The Last Song” në vitin 2008, u martua në një ceremoni private në Tennessee.

Kujtojmë që albumi i fundit i artistes amerikane është “Younger Now”, i publikuar në vitin 2017.

Këtë muaj, Cyrus u kthye në qytetin e saj të Tennessee për të bërë një paraqitje të paparalajmëruar në Festivalin e Muzikës, “Beale Street”.