​Trump përgënjeshtron dërgimin e 120 000 ushtarëve në Lindje të Mesme

​Trump përgënjeshtron dërgimin e 120 000 ushtarëve në Lindje të Mesme

Presidenti amerikan, Donald Trump përgënjeshtroi sot çdo projekt për të dërguar 120000 ushtarë në Lindje të Mesme për të kufizuar Iranin, siç tha kjo është “një hipotezë e ngritur nga e përditshmja New York Times”.

“A do e bëjë këtë? Absolutisht. Por nuk e kemi planifikuar ende. Shpresoj që të mos kemi nevojë ta planifikojmë. Nëse do duhet ta bëjmë, do të dërgojmë më shumë trupa se kaq”, tha ai para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Dje në mbrëmje, e përditshmja amerikane kishte raportuar se ministri amerikan i përkohshëm i Mbrojtjes, Patrick Shanahan kishte prezantuar javën e fundit, gjatë një mbledhje me këshilltarët për sigurinë kombëtare një plan sipas të cilit mund të dërgohen deri në 120000 trupa në Lindje të Mesme, nëse Irani sulmon forcat amerikane./ATSH/