​​Pompeo: Maduro duhet të largohet nga pushteti në Venezuelë

​​Pompeo: Maduro duhet të largohet nga pushteti në Venezuelë

Nicolas Maduro duhet të largohet nga pushteti në Venezuelë dhe Rusia nuk duhet ta mbështesë më, deklaroi sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo.

Pompeo theksoi se “këtë kërkesë ia bërë ministrit rus të Punëve të Jashtme, Serghiei Lavrov gjatë takimit të tyre të zhvilluar sot në Soçi”.

Megjithatë, nga ana tjetër, në një konferencë për shtyp, Lavrov i cilësoi si jo demokratike presionet amerikane mbi Venezuelën dhe deklaroi se duhet të jenë venezuelasit që të vendosin për të ardhmen e vendit./ASTH/