​Sulmohet me dronë një naftësjellës në Arabi Saudite

​Sulmohet me dronë një naftësjellës në Arabi Saudite

Arabia Saudite dënoi sot një sulm me dronë kundër njërit prej naftësjellësve të saj.

Sulmi u morr përsipër nga rebelët Huthi, që në këtë mënyrë kërkuan t’i dërgonin një mesazh autoriteteve saudite në Riad që të ndërpresin agresionin në Jemen.

Rivali kryesor i Iranit në Lindje të Mesme, Arabia Saudite ka ndërhyrë ushtarakisht në Jemen që prej vitit 2015, bashkë me Emiratet Arabe të Bashkuara, në krahë të forcave qeveritare kundër rebelëve Huthis që mbështeten nga Teherani, që përgënjeshtron nga ana e tij se i furnizon me armatime./ATSH/