Një familje e lumtur, vlera të jashtëzakonshme për zhvillimin e shoqërisë

Një familje e lumtur, vlera të jashtëzakonshme për zhvillimin e shoqërisë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Familjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka uruar këtë ditë duke theksuar se, “një familje e lumtur, solide, në mirëqënie dhe paqe brenda saj, ka vlera të jashtëzakonshme për zhvillimin e begatinë e shoqërisë, atdheut e kombit tonë”.

Meta ka mbështetur fuqimisht forcimin e rolit dhe vlerave të familjes.

“E mbështes fuqimisht forcimin e rolit dhe vlerave të familjes, si dhe do vijoj të promovoj mbajtjen shëndoshë të saj”.

Sipas tij, “vendi ka nevojë për më shumë familje të reja e të qëndrueshme, për më shumë fëmijë dhe kushte më të mira për mirërritjen dhe edukimin e tyre, për politika më konkrete sociale dhe ekonomike në këto drejtime”.

Meta ka falenderuar “udhëheqësit e besimeve tona fetare për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të forcuar vlerat e familjes. Zoti i bekoftë familjet tuaja!”