Tre hapa për të zgjedhur një karrierë

Tre hapa për të zgjedhur një karrierë

Shpesh vëmë re njerëz të cilët nuk kanë mbaruar një universitet, por kanë një biznes të suksesshëm, apo mjek të cilët bëjnë karrierë në politikë dhe inxhinier në biznes.

Si ia dolën këta njerëz të ngjiten aty ku janë? Nëpërmjet një kombinimi fati, vetëbesimi dhe vetë-ndërgjegjësimi.

Gjithsecili mundohet ta marrë me mend apo imagjinojë se ku mund ta çojë karriera pas diplomimit. Por, është e pamundur që ju të dini se çfarë mundësish do t’ju sjellë fati.

Ajo që ju mund të bëni është të identifikoni interesat tuaja, talentet dhe vlerat dhe më pas të kërkoni pozicione ku ju mund të përshtateni.

Nëse ndiqni këtë proces me tre hapa nuk do ju duhet të prisni që karriera t’ju bjerë nga qielli.

Por do të jeni duke punuar për të zbuluar se çfarë ju bën të lumtur?

Hapi i parë

Zbuloni  veten tuaj:

Çfarë e motivon dhe e mban interesin tim?
Çfarë bëj mirë?
Çfarë lloj personaliteti kam?
Çfarë është vërtet e rëndësishme për mua?

Kryeni ndonjë test lidhur me karrierën të cilin mund ta siguroni online apo nëpërmjet zyrës së karrierës që ofron universiteti. Ose mendoni për një punë apo intership apo lëndë ku ju keni shkëlqyer vërtet.

Hapi i dytë

Mësoni për alternativat tuaja për karrierë. Rrallë herë ndodh që të merrni një lëndë në shkollë e cila t’ju mësojë për botën e punës dhe biznesit. Duhet të merrni vetë iniciativën për ti zbuluar gjërat.

Kërkoni në bibliotekën e shkollës tuaj për libra të cilat mundësojnë informacione lidhur me pozicione të ndryshme pune, përshkrime pune, kualifikimet që nevojiten variantet e rrogave etj.

Hapi i tretë

Klasifikoni prioritet tuaja. Mbasi të keni harxhuar kohë me hapin e parë dhe të dytë, disa nga preferencat tuaja do të fillojnë të dalin në pah. Ju mund te kuptoni që ju nuk doni të punoni në një ambient korporate. Ose mund të mësoni që interesi juaj për artin nuk do ju ofronte mundësi karriere, kështu që ju i hiqni disa lloje punësh nga lista juaj.

Çfarëdo qoftë që ju të mësoni për veten tuaj do të ketë vlerë  pasi ju jeni duke bërë një zbulim për veten i cili do t’ju ndihmojë për të zgjedhur një karrierë të mirë kur të vijë momenti.