Kriza në Venezuelë: Shtohet numri i opozitarëve të akuzuar për tradhti

Kriza në Venezuelë: Shtohet numri i opozitarëve të akuzuar për tradhti

Gjykata Supreme e Venezuelës, ka akuzuar katër anëtarë të opozitës nga parlamenti për tradhti dhe konspiracion.

Kjo ka ardhur vetëm pak ditë prej kur të njëjtat akuza janë ngritur kundër dhjetë ligjvënësve të tjerë, shkruan BBC.

Të gjithë ata janë përkrahës të liderit Juan Guadio  dhe  përpjekjes së tij për të nxitur një rebelim ushtarak kundër Presidentit Nicolas Maduro.

Javën e kaluar një deputet ishte arrestuar dhe disa të tjerë kanë shkuar refugjatë nëpër ambasada.

Ndërsa të martën forcat e sigurisë kishin bllokuar ndërtesën e parlamentit.