Ligjvënësit në Alabama shumë pranë ndalimit total të abortit

Ligjvënësit në Alabama shumë pranë ndalimit total të abortit

Ligjvënësit në Alabama kanë miratuar një projektligj për të nxjerrë jashtë ligjit në mënyrë të drejtpërdrejtë abortin.

Ky pritet të jetë ligji më i rreptë në SHBA.

Senati i shtetit miratoi ligjin me 25 vota pro, duke hedhur poshtë përjashtimet për rastet e përdhunimit apo incestit.

Ky projektligj tani do të shkojë te guvernatorja republikane Kay Ivey, ndonëse ajo nuk ka thënë nëse do ta nënshkruajë atë, por ajo shihet si një kundërshtare e fortë e abortit.

Aktivistët shpresojnë se do të sfidojë një vendim të rëndësishëm të Gjykatës së Lartë të vitit 1973 që legalizoi abortin në SHBA.