Vendosin të dhurojnë organet e të birit në koma, zgjohet pas 5 muajsh

Vendosin të dhurojnë organet e të birit në koma, zgjohet pas 5 muajsh

Më 20 dhjetor të vitit 2018 Lorenzo, 17 vjeç, po shkonte në shkollë me motoçikletën e tij, kur papritur u përplas me një Mercedes.

Djali përfundon mbi asfalt dhe një traumë e rëndë e mbërthen, pavarësisht kaskës mbrojtëse për kokën.

17 vjeçari pati dëmtime të rënda në tru dhe rrugët e frymëmarrjes, ndaj mjekët lajmëruan për një koma të thellë.

Shpresat ishin praktikisht zero, aq sa prindërit vendosin që, nëse situata do agravohej, do dhuronin organet e të birit.

Por më pas ndodh mrekullia, e cila është ende pa një shpjegim mjekësor, por kjo pak rëndësi ka.

Lorenzo rinis të zgjohet. Hap sytë, lëviz këmbët dhe krahët. Arrin të flasë dhe sot, sipas “L'Arena di Verona”, vjen edhe dita më e bukur për të dhe prindërit e tij, Lorenzo rikthehet në shkollë për të rinisur jetën aty ku e kishte lënë para pesë muajsh.

Kundër çdo statistike, kundër çdo lloj teorie shkencore.

Nëse situata do kishte precipituar, Lorenzo do ishte shkëputur nga makineritë që e mbanin në jetë.

Nuk e dimë ende se çfarë e ka nxjerrë nga tuneli i errët në të cilin kishte rënë, e rëndësishme për të dhe për të gjithë ata që e duan, është se ka mundur sërish të rimarrë jetën e lënë pezull para pesë muajve.