Madonna mbërrin në Izrael për Eurovision

Madonna mbërrin në Izrael për Eurovision

Ikona e pop-it amerikan Madonna ka mbërritur në Izrael para performancës në natën finale të festivalit, të shtunën në mbrëmje në Tel Aviv.

Ajo erdhi nga Londra me avionin e biznesmenit izraelito-kandez Sylvan Adams, i cili po mbulon kostot e vizitës së Madonnës, që është llogaritur të jetë 1,3 milionë dollarë.

Ndërsa Madonna duket gati për performancën e saj, një zëdhënës i Eurovisionit tha se këngëtarja nuk kishte nënshkruar kontratën akoma.

Të martën në mbrëmje, 10 konkurrues u kualifikuan për natën finale, pas gjysmëfinales së parë në të cilën performuan konkurrentë nga 17 vende.

Republika Çeke, Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qiproja, Estonia, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia arritën të kalonin në finale.

Polonia, Belgjika, Mali i Zi, Finlanda, Hungaria, Gjeorgjia dhe Portugalia u eliminuan në gjysmëfinalen e  së martës.

Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja do të hyjnë automatikisht në finale pasi ato japin kontributet më të mëdha financiare për Bashkimin Europian të Transmetimeve (EBU), i cili prodhon kompeticionin. Gjithashtu, Izraeli, si vendi pritës, kualifikohet.

Gjysmëfinalja e dytë do të zhvillohet të enjten në mbrëmje.

Dhjetë nga 18 që konkurrojnë në këtë raund do të kualifikohen për finalen e madhe, duke e çuar numrin total të finalistëve në 26 maj.