Katër të arrestuar në Fushë Kosovë për marrje me prostitucion

Katër të arrestuar në Fushë Kosovë për marrje me prostitucion

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona nën dyshimin se të njëjtit janë marrë me prostitucion.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë. “Janë arrestuar katër të dyshuar, dy femra dhe dy meshkuj K/Shqiptarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur”, ka njoftuar policia.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.