Pesha dhe kokëdhimbja

Pesha dhe kokëdhimbja

Personat të cilët kanë kilogramë të tepërt janë të prirë për të pasur kokëdhimbje të mëdha dhe migrenë, njoftojnë shkencëtarët amerikanë

Analiza e të dhënave nga 7.600 participantë të shëndoshë sugjeron se përveç personave të trashë, edhe ata të cilët kanë masë shumë të vogël trupore janë të rrezikuar nga kokëdhimbja.

Revista “Cephalalgia” njofton se personat me peshë të tepërt janë të rrezikuar për 12 % ose 14% më shumë që të kenë kokëdhimbje, ndërsa ata me peshë të vogël trupore për 2%.

Sipas një studimi të publikuar tek revista Neurology, gratë janë tre herë më të rrezikuara se meshkujt të preken nga migrena.

Kjo mund të ndodhë pasi ato kanë më shumë dhjamë se meshkujt përreth belit, që lidhet me dhimbjet kronike të kokës.

Duke qenë se obeziteti është faktor rreziku për kokëdhembjen, vënia në dijeni është e rëndësishme si për njerëzit që vuajnë, poashtu edhe për mjekët.

“Duhet të bëhen më shumë kërkime për të përcaktuar nëse synimet për t’i ndihmuar njerëzit të humbasin apo shtojnë në peshë mund të ulin rrezikun për zhvillimin e migrenës”, thotë dr. Barbara Peterlin.

Nuk dihet ekzaktësisht se çfarë e shkakton migrenën, megjithatë mendohet se mund të shkaktohet nga aktiviteti jonormal i trurit dhe mund të nxitet nga lodhja dhe stresi.