Pompeo-Putinit: Mos na u përzieni në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës

Pompeo-Putinit: Mos na u përzieni në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, ka kërkuar nga Rusia të martën që të mos ndërhyrjë në zgjedhjet presidence që do të mbahen më 2020.

Ai ka thënë se Moska nuk duhet ta përsëris veprimin e dyshuar për ndërhyrje sikur më 2016, shkruan France24.

Presidenti rus, Vladimir Putin, që priti Pomepon në Sochi, i ka thënë atij se shteti i tij nuk ka ndërhyrë asnjëherë në zgjedhje.

Marrëdhëniet SHBA-Rusi kanë qenë të tensionuara prej zbulimeve se Rusia është përpjekur që të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, për të rritur shanset që Shtëpinë e Bardhë ta merrte Donald Trump – presidenti aktual, transmeton Klan Kosova.