EBU uron Kastratin për emërimin Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së

EBU uron Kastratin për emërimin Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së

Drejtori i Përgjithshëm i EBU-së, Noel Curran dhe kryetari i EBU-së Tonny Hall, i kanë dërguar letër urimi Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati me rastin e zgjedjes në pozitën e të parit të RTK-së.

Tonny Hall njëherit është edhe Drejtor i Përgjithshëm i BBC.

Në vazhdim letra e plotë:

I nderuari Z.Kastrati,

Në emër të EBU-së ne do të donim t'ju përgëzonim për emërimin tuaj Drejtor i përgjithshëm i RTK-së dhe ju urojmë shumë suksese në pozitën e re.

Siç e dini, EBU nga afër ka përcjellë RTK-në që nga krijimi i saj dhe mbetet vëmendshëm për zhvillimin e qëndrueshëm të Medias së Shërbimit Publik në Kosovë.

Ne jemi të përkushtuar të mbështesim RTK-në përmes iniciativave të shumta që përfshijnë gazetarinë hulumtuese, arkivimin, transformimin digjital, trajnimin dhe lobim për çështje kritike që përfshijnë financimin e pavarur dhe menaxhim të pavarur. Gjithashtu ne jemi të angazhuar në mënyrë aktive në BE, në financim të Asistencës Teknike për Ballkanin Perëndimor për të ndihmuar reformat e Mediave të Shërbimit Publik dhe të promovojë shkëmbimin e praktikave më të mira në një media që ndryshojnë në mënyrë të shpejt.

Ne jemi të sigurt se ka mundësi të tjera për zhvillim dhe për këtë shfrytëzojmë këtë mundësi për ju ftuar të vizitoni EBU në Gjenevë. Do të jetë kënaqësi të ju takojmë personalisht dhe të diskutojmë se si ne mund të vazhdojmë të mbështesim organizatën tuaj dhe çështje të tjera me rëndësi për aktivitetet e juaja.

Ndërkohë, ne do të dëshironim t'ju ftojmë si vëzhgues për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme Verore që do të mbahet në Oslo më 27-28 qershor. Organizata juaj tani ka marrë informacionet e duhura lidhur me akomodimin, kurse agjenda e Asamblesë do të dërgohet nga fundi i muajit.

Noel Curran Drejtor i përgjithshëm Tonny Hall, kryetar.

Autor: RTKlive