May vë në pah mangësitë në luftimin e urrejtjes në internet

May vë në pah mangësitë në luftimin e urrejtjes në internet

Theresa May do t’u kërkojë liderëve dhe kompanive të internetit në samitin në Paris që të përdorin teknologjinë për të luftuar përmbajtjet ekstremiste.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May tha se do të kërkojë bashkëpunim të ngushtë mes qeverive dhe kompanive të internetit për të larguar përmbajtjen terroriste online në fillimin e samitit të Parisit.

Liderët global dhe drejtuesit e lartë të kompanive të internetit do marrin pjesë në samit për të diskutuar mënyrat e luftimit të përmbajtjeve ekstremiste online.

I organizuar me iniciativë të presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern, në kundërpërgjigje të sulmeve në muajin mars ndaj xhamive në qytetin Christchurch, Samiti i Ekstremizmit Online do të fokusohet në përpjekjet ndërkombëtare për të ndaluar mundësinë që rrjetet sociale të përdoren për të organizuar dhe promovuar terrorizmin.

Disa orë para samitit, May shprehu shqetësimin e saj se videoja e sulmeve në Christchurch ishte ende në dispozicion online.

“Ato 1,5 milionë kopje të videos patjetër të largohen nga Facebook dhe ende mund të gjenden në Youtube madje tetë orë pasi fillimisht u publikuan dhe kjo është një përkujtues i zymtë se nevojitet të bëjmë më shumë, si në largimin e përmbajtjeve, ashtu edhe në ndalimin e publikimit të tyre fillestar online”, tha ajo.

Duke pranuar se është bërë përparim i rëndësishëm në këtë çështje që kur terroristët goditën Britaninë e Madhe në vitin 2017, May tha se transmetimi i drejtpërdrejt i sulmeve të fundit ka shfaqur mangësitë në kundërpërgjigjet qeveritare dhe nevojën për të mbajtur ritmin me ndryshimet e shpejta teknologjike.

May tha se porosia e saj për qeveritë dhe kompanitë e internetit në Paris do të jetë që të punojnë së bashku dhe të përdorin aftësitë e kombinuara teknike për të ndaluar shpërndarjen e çfarëdo gjëje që përmban urrejtje të këtij lloji.

Samiti u nxit nga sulmet e tmerrshme ndaj xhamive në Christchurch në muajin mars. Gjatë sulmeve u vranë 51 myslimanë në 2 xhami, ndërsa aktori i vrasjes masive në xhaminë Al Noor po bënte transmetim të drejtpërdrejt në Facebook.

Samiti i Parisit do të “vë në letër” përpjekjet ndërkombëtare për të ndaluar përdorimin e mediave sociale për të organizuar dhe promovuar terrorizmin.

Pjesëmarrësit pritet që të nënshkruajnë një zotim të përbashkët, i quajtur “Christchurch thërret për veprim” për të eliminuar përmbajtjet online terroriste dhe të ekstremizmit të dhunshëm, bazuar në kumtesën e lëshuar nga organizatorët./aa/