Ukraina zgjeron sanksionet ndaj Rusisë

Ukraina zgjeron sanksionet ndaj Rusisë

Ukraina vendosi në zbatim sanksione të reja ndaj disa prodhimeve të importuara nga Rusia.

Qeveria e Ukrainës vendosi të zgjerojë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë.

Këshilli i Ministrave ka miratuar "vendimin për ndryshime në listën e mallrave të prodhuara në Rusi të ndaluara për t'u importuar në Ukrainë", i cili parasheh zgjerimin e sanksioneve, tha në një deklaratë ministri ukrainas i Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë, Stepan Kubiv, njëherësh edhe zëvendëskryeministër.

Kubiv tha se sanksionet janë vendosur ndaj prodhimeve të ndryshme industriale nga Rusia.

"Sanksione do të zbatohen ndaj plehut mineral nga Rusia, prodhimeve bujqësore, mjeteve të transportit, kompensatës dhe llojeve të ndryshme të disa produkteve të tjera.

Ndërkaq, kryeministri i Ukrainës Vladimir Groysman tha se si masë reciprociteti, është ndaluar importimi i disa produkteve nga Rusia.

"Sanksionet e reja do të përfshijnë produktet që në tërësi mund të prodhohen në Ukrainë ose mund të sigurohen përmes rrugëve alternative", deklaroi Groysman.

Që nga vitit 2014, Kievi ka vendosur në vazhdimësi masa të ndryshme ndaj Moskës si rezultat i aneksimit të Krimesë dhe krizës në lindje të Ukrainës.

Në mesin e masave është edhe ndalimi i importit direkt të gazit natyror nga Rusia, ndalesat ndaj bankave ruse dhe kufizimi i trafikut ajror midis dy vendeve.

Nga ana tjetër, përmes një vendimi që hyri në fuqi më 1 nëntor të vitit 2018, Rusia vendosi masa kufizuese ekonomike ndaj 322 shtetasve të Ukrainës dhe 68 kompanive të këtij vendi./aa/