Lichtsteiner i pakënaqur te Arsenali, pritet largimi në verë

Lichtsteiner i pakënaqur te Arsenali, pritet largimi në verë

Aventura e Stephan Lichtsteiner te Arsenali mund të mbyllet vetëm pas një sezoni. Mbrojtësi zviceran nuk ka luajtur rregullisht nën urdhrat e Emery dhe u shpreh hapur se në një situate të tillë e ka të vështirë të vazhdojë aventurën me “topçinjtë”.

35-vjeçari u shpreh se pret fundin e sezonit për të pare se çfarë do të ndodhë, teksa për momentin tha se është i fokusuar për finale e Europa League, të cilën dëshiron ta fitojë me çdo kusht.

Veterani zviceran ka oferta nga klube të tjera në Premier League, por nuk përjashtohet edhe një aventurë e tij në Major League Soccer.