Inter i vendosur për Chiesën

Inter i vendosur për Chiesën

Interi duket se ka piketuar Federico Chiesën si njeriun rreth të cilit do të ndërtojë projektin e skuadrës për vitet e ardhshëm dhe Marotta e Ausilio kanë nisur punën për të transferuar futbollistin në Milani.

Drejtuesit e Fiorentinës kërkojnë rreth 80 milionë euro për talentin 22-vjeçar, ndërsa në garë për shërbimet e tij, përveç Interit, janë edhe Juventusi, Milani, Liverpooli dhe Paris Saint Germain.

Megjithatë zikaltrit po përgatisin një ofertë mjaft interesante për Fiorentinën, pasi duan të mbyllin sa më shpejt marrëveshjen për transferimin e Chiesës në Milano.

Kështu mediat në Itali flasin për një ofertë prej 45 milionë eurosh, plus kartonët e Yann Karamoh dhe 3 futbollistëve të tjerë nga skuadra e të rinjve zikaltër.

Gjithashtu raportohet se brenda muajit maj pritet që Marotta të mbajë edhe një takim me drejtuesit e klubit të Fiorentinës, ku do të diskutohet më nga afër për mundësinë e mbylljes me sukses të kësaj marrëveshjeje.