Ndërrohet drejtori i Arsimit në Prizren

Ndërrohet drejtori i Arsimit në Prizren

Skender Susuri nuk do të jetë me drejtor i Arsimit në Prizren.

Kjo u bë e ditur në një një konferencë të përbashkët media të kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe Susurit ku u tha se një gjë e tillë ishte kërkuar nga drejtuesit e partisë së tij, Nisma Socialdemokrate.

Drejtori i deritanishëm i arsimit në Prizren tha se partia e tij nuk po e përkrah dhe se  ka pasur presion lidhur me konkurse për punë në sektorin që e udhëheq.

Timonin e Arsimit në Prizren tash do ta merr Gani Gërmizaj, poashtu nga Nisma Socialdemokrate.

Ky i fundit e ka bërë të ditur lajmin për detyrën e re edhe me anë të një postimi në Facebook.

Ky është postimi i tij në Facebook.

“Te dashur miq, të nderuar qytetarë,dua të ndajë një lajm me ju. 
Nga sot do të jem I ngarkuar me një detyrë të re. 
Pra, nga sot jam emëruar drejtor i DKA-së në Komunen e Prizrenit, gjë për të cilën fillimisht falenderojë NISMA’n Socialdemokrate, pastaj Degën e NISMA’s në Prizren dhe kryetarin Zafir Berisha për besimin e dhënë. 
Garantoj se puna dhe detyra ime e re, do të jet në përputhje të plotë me ligjin, rregulloret dhe udhëzimet administrative që janë në fuqi. Poashtu, zotohem se të gjitha angazhimet e mia, do të jenë të bashkërenduara dhe në harmoni të plotë me politikat që janë të hartuara nga koalicioni qeverisës komunal, respektivisht nga kryetari I Komunes, z.Mytaher Haskuka.
Ne, bashkë me partenerët e koalicionit qeverisës pas besimit të dhënë nga qytetari prizrenas, jemi zotuar që ndryshimi në Prizren, do të vie bashkë me ne, prandaj të gjitha këto lëvizje, janë pikërisht në frymën e këtyre objektivave qeverisëse. Këto veçëse e shërbejnë të mirës së përgjithshme qytetare.
Na priftë e mbara..!” ka shkruar Gani Gërmizaj në Facebook.


MË SHUME NGA Nacionale