Bayerni në bisedime me Leroy Sane

Bayerni në bisedime me Leroy Sane

Kampionët e Bundesligës pritet të përforcohen shumë gjatë afatit kalimtar veror.

Te Bayern Munichu ka nisur një revolucion në ekip, ku disa nga veteranët e skuadrës kanë zyrtarizuar largimin e tyre në përfundim të stinorit.

Arjen Robben, Franck Ribbery dhe Rafinha, janë tre futbollistët që do t’i japin lamtumirën bavarezëve, derisa drejtuesit e klubit kanë nisur punën për të gjetur zëvendësuesit e tyre.

Daily Record raporton që Bayerni ka nisur bisedimet me yllin e Manchester Cityt, Leroy Sane, i cili këtë sezon ka qenë zgjedhje e dytë nga Pep Guardiola në formacionin e Citizens.

Duke parë dëshirën e futbollistit për të luajtur më shumë, te Bayerni i ofrojnë atij garanci se do të jetë titullar, ndërkohë për t’i bërë gjërat edhe më të lehta, City i ka dhënë leje lojtarit që të negociojë me Bayernin.

Sane ka kontratë me Cityn deri në vitin 2021, por një ofertë e mirë nga Bayerni mund t’i bindë drejtuesit e kampionëve të Anglisë, që të lejojnë largimin e 23-vjeçarit.