Osmani: Që sot do të merremi vesh për takimin mes Zaevit dhe Ahmetit

Osmani: Që sot do të merremi vesh për takimin mes Zaevit dhe Ahmetit

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, ka deklaruar se sot do të konstatohet takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, rreth rikonstruimit të qeverisë.

Osmani theksoi se kjo temë nuk duhet të jetë dominuese në diskursin politik, pasi siç tha, është më pak e rëndësishme se temat tjera, duke përmendur realizimin e programit të qeverisë dhe hapat drejt integrimeve

“Ky është interesi i opinionit dhe ne jemi të detyruar të përgjigjemi për këtë interes. Sot kryeministri kthehet nga pushimi dhe që sot do të merremi vesh për takimin mes dy liderëve, që të mund të bisedojnë për rifokusin e qeverisë ndaj temave që do të jenë aktuale në periudhën që vjen”, tha Osmani.

Ai tha se në dy vitet e para tek qeveria ka dominuar politika e jashtme, ndërsa tha se në pjesën e dytë të mandati do të fokusohen tek ekonomia.

Osmani përsëriti qëndrimin se në samitin e qershorit-korrikut të BE-së, do të merret vendim për nisjen e negociatave, ndërsa shtoi se ka spekulime që disa anëtare do të përcaktohen për muajin tetor.