Kokainë në patatet e ngrira nga Holanda në Shqipëri,arrestohen dy shqiptarë

Kokainë në patatet e ngrira nga Holanda në Shqipëri,arrestohen dy shqiptarë

Autoritetet italiane në Portin e Barit kanë arrestuar 2 shqiptarë të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa në kamionin e tyre u gjet një sasi prej 7 kilogram kokainë. Lënda narkotike ishte e fshehur në patate të ngrira që po transportoheshin nga Holanda për në Shqipëri. Veç drogës, autoritetet sekuestruan edhe 150 mijë euro.

Një sasi prej 7 kilogram kokainë është sekuestruar në portin e Barit në Itali, ndërsa janë arrestuar edhe dy shqiptarë.

Ata ishin në një automjet ku pas kontrollit u zbulua lënda narkotike e fshehur mes patateve të ngrira.

Shqiptarët, të moshës 30 dhe 44 vjeç, vinin nga Holanda dhe lëndën narkotike do ta sillnin në Shqipëri.

Kamioni transportonte patate të ngrira nga Holanda në Shqipëri dhe tranzitonte përmes portit të Barit. Lënda narkotike së bashku me paratë ishin fshehur në një vend të modifikuar enkas në kabinën e shoferit, përcjell oranews.

Kokaina ishte e konfeksionuar në 6 pako ndërsa paratë ‘cash’, 150 mijë euro ishin në bankënota në prerje 20  e 50 euro.

Dy shtetasit shqiptarë janë vënë në pranga dhe janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane në burgun e Barit.