Juniku për të III-tën herë merr çmimin e I-rë për performanë komunale

Juniku për të III-tën herë merr çmimin e I-rë për performanë komunale

Mes një gare të fortë mes 38 komunave, bazuar në 14 fusha dhe 77 indikatorë të performancës me 88.14% komuna e Junikut për të tretën herë radhazi shpallet komuna me performancën më të mirë për vitin 2018 nga MAPL dhe DEMOS.

Qeverisja Demokratike, Menaxhimi Komunal, Transparenca, Integriteti si dhe Klima e mirë Zhvillimore bëri që dhe njëherë Komuna e Junikut të vlerësohet si komuna më efektive në Republikën e Kosovës.

Është një ndjenjë e veçantë, ndjenjë krenarie por njëkohësisht përgjegjësi dhe motivim të jesh i pari nē qeverisje lokale në Republikën e Kosovës.

Komuna model dhe shembull i mirë i qeverisjes lokale u arrit falë punës dhe qasjes konstruktive të kryetarit të Komunës, angazhimit të drejtorëve dhe zyrtarëve komunal dhe frymës së mirë bashkëpunuese me qytetarë.

Mirënjohje dhe falenderim për bashkqytetarët e jashtëzakonshëm të Junikut, zyrtarët dhe drejtorët e komunës, bashkëpunëtorēt dhe miqtë, vendor e ndërkombëtar, në veçanti ata të MAPL-së dhe Unionit Europian !