Bekim Jashari kujton dëshmorët Malush Ahmeti e Faik Goxhuli

Bekim Jashari kujton dëshmorët Malush Ahmeti e Faik Goxhuli

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka kujtuar 20 vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit Malush Ahmeti dhe Faik Goxhuli.

“Përjetësisht mirënjohës ndaj heronjve tanë dhe veprave të tyre të mëdha, që me sakrificën sublime na mundësuan të jetojnë të lirë e të pavarur përgjithmonë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët e kombit Malush Ahmeti dhe Faik Goxhuli, në përkujtim të 20-vjetorit të rënies së tyre”, ka shkruar Jashari në rrjetin social Facebook.