Bytyqi takon këshilltarin e lartë për edukim në Programin TLP-SP

Bytyqi takon këshilltarin e lartë për edukim në Programin TLP-SP

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim këshilltarin e lartë për edukim në Programin TLP-SP, Edward Cooper.

Bytyqi tha se kanë biseduar për përkrahjen e madhe që USAID ka dhënë në sistemin e arsimit në Kosovë, veçanërisht përmes Programit të Lidershipit Transformues - Bursat dhe Partneritetet (TLP-SP), i cili ka për qëllim të zhvillojë kuadrot udhëheqëse, për të sjellë ndryshime transformuese përmes mundësive për arsimim të avancuar.

“Kam falënderuar z. Cooper për angazhimin e tij edhe sa i përket organizmit të vizitës në SHBA të anëtarëve të Bordit të Universitetit të Prishtinës, meqë një gjë e tillë ka filluar të japë rezultate në qeverisjen ndryshe të UP-së”, tha Bytyqi.

Ai gjithashtu ka kërkuar që të gjenden mënyra për të vazhduar Programin TLP-SP, duke qenë se i njëjti ka dhënë rezultate pozitive në Kosovë.


MË SHUME NGA Aktuale