​Napoli vë në shitje Hysajn

​Napoli vë në shitje Hysajn

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë nuk ka më vend në ekipin e Carlo Ancelottit.

Deri në sezonin e kaluar cilësohej si një prej mbrojtësve më të mirë në Serie A dhe për të interesoheshin shumë klube të mëdha si në Itali ashtu edhe jashtë, por në këtë stinor Elseid Hysaj ka pasur probleme të shumta.Ai më nuk preferohet nga Ancelotti në formacionin bazë të napolitanëve dhe klubi ka vendosur ta vë në shitje.  Gazzetta dello Sport shkruan që Hysaj nuk pranon të jetë rezervist dhe kërkon të shkojë në një ekip ku i garantohet se do të jetë titullar.Interi dhe Roma janë dy ekipet e mëdha italiane që kanë shprehur interesim për shqiptarin, por çmimi prej 50 milionë eurosh që kërkonte sezonin e shkuar Aurelio De Laurentiis për Hysajn duket si i papërballueshëm për t’u paguar nga ana e tyre.Ndonëse ende nuk dihet se ku do të luajë Hysaj sezonin tjetër, largimi i tij nga Napoli duket një gjë e sigurt.