Mourinho: Problemet tek United? Koha më dha të drejtë

Mourinho: Problemet tek United? Koha më dha të drejtë

Jose Mourinho beson se problemet që ndikuan në largimin e tij të parakohshëm nga “Old Trafford” janë ende të dukshme te Manchester United. Sipas portugezit, faji nuk duhet adresuar vetëm te lojtarët.

Mourinho u detyrua të “abdikonte” në muajin dhjetor nga stoli i “Djajve të Kuq” për shkak të rezultateve të dobëta dhe përplasjes me një nga lojtarët me më shumë influencë në skuadër, francezin Paul Pogba.

I pyetur nga prestigjiozja franceze L’Equipe, nëse Pogba ishte problemi më i madh në “Old Trafford”, Mourinho ofroi një analizë përfundimtare për çështjet e rrënjosura thellë që pengojnë përparimin e Manchester United.

“Problemet janë atje, mund të thuash se problem janë lojtarët, organizimi, ambiciet… Unë nuk mund të them se Paul ishte i vetmi përgjegjës”.