Greqi, i riu shqiptar kapet me 50 kg drogë

Greqi, i riu shqiptar kapet me 50 kg drogë

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi u kap me një sasi prej 50 kg hashash.

Mediat greke thonë se shqiptari, i paidentifikuar u kap në zonën Kilkis pranë Selanikut. Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit që shqiptarit iu bë në makinë.

Policia sekuestroi drogën dhe makinën me të cilën po transportohej. Ndërsa i riu shqiptar iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë greke.