Rona Nishliu me koncert në Maqedoninë Veriore

Rona Nishliu me koncert në Maqedoninë Veriore

Muajin e kaluar, përmes një koncerti, Rona Nishliu promoi albumin e saj të ri “Mindil”, madje të ardhurat nga ky recital promovues artistja i ka dhuruar për mbështetjen e fëmijëve të braktisur në SOS Fshatrat e Fëmijëve.

Këtë recital ajo bashkë me grupin e saj “Rona Nishliu Qartet”, do ta jep edhe në Maqedoni.

Koncerti do të mbahet më 20 të këtij muaji në Sallën Kamertale në Filharmoninë e Maqedonisë Veriore me fillim nga ora 21:00.