Irani zgjedh pasuesin e Queiroz, është një belg!

Irani zgjedh pasuesin e Queiroz, është një belg!

Marc Wilmots rinis gjithçka nga Irani. Ish-trajneri i Belgjikës është zyrtarizuar si pasuesi i Carlos Querioz në përfaqësuesen aziatike.

Irani kishte mbetur pa trajneri që pas përfundimit të Kupës së Azisë pasi Quieroz pranoi ofertën për të marrë drejtimin e Kolumbisë. Megjithatë drejtuesit e Federatës Iraniane të Futbollit ia kanë besuar sërish një emri shumë të njohur stolin e skuadrës kombëtare.

Sipas mediave iraniane kontrata e Wilmots me Iranin do të zgjasë deri në përfundim të Botërorit Katar 2022 me belgun që do të përfitojë 1,2 milionë dollarë në sezon.

Për 50-vjeçarin kjo me Iranin do të jetë eksperienca e tretë në krye të një skuadre përfaqësuese pas aventurës 4-vjeçare me Belgjikën dhe përvojës së shkurtër me Bregun e Fildishtë.