Casillas tërhiqet zyrtarisht nga futbolli, Porto kërkon portier

Casillas tërhiqet zyrtarisht nga futbolli, Porto kërkon portier

Iker Casillas do të tërhiqet zyrtarisht nga futbolli. Spanjolli pësoi një sulm në zemër disa ditë më parë dhe mjekët i kanë ndaluar atij të luajë futboll.

Kështu Porto tashmë duket e dorëzuar që Casillas të riktheheht në fushën e lojës teksa presidenti i skuadrës portugeze Jorge Nuno Pinto da Costa ka nisur ofensivën për të gjetur portier të ri.

"Ne kemi një problem shtesë me Casillas, i cili kishte rinovuar dhe tashmë nuk do mundet të luajë . Tani ne mendojmë për portierin e ri tha ai për revistën portugeze "O Jogo".

Casillas u largua nga spitali pas 6 ditësh duke pranuar se nuk e di se çfarë do të bëhet të ardhmen e tyre, por se ishte e rëndësishme që të ketë kapërcyer problemin e tij mjekësor, transmeton albeu.

"Ndihem shumë më mirë, ajo që më duhet është një pushim për disa javë ose disa muaj, tha Casillas pas daljes nga spitali.