Shtyhet takimi Agnelli-Allegri, ende asnjë lajm te Juventusi

Shtyhet takimi Agnelli-Allegri, ende asnjë lajm te Juventusi

Ende nuk ka ardhur ora e së vërtetës në shtëpinë e Juventusit, të paktën për momentin.

Takimi i shumrptitur mes Andrea Agnellit dhe Massimiliano Allegrit, nuk ka sjell asnjë lajm të ri, pasi mediat italiane raportojnë se ai është shtyrë për në ditët në vijim.

Presidenti i Juventusit, i cili erdhi herët në mëngjes (rreth orës 8:00) në Continassa, u pasua në mesditë nga zëvendës-presidenti Pavel Nedved dhe më në fund nga Allegri (në orën 12:40).

Numri një i “Zonjës” u largua nga qendra sportive e bardhezinjve në orën 18.20, 10 minuta pas largimit të Nedved. Në këtë pikë, mundësia e shtyrjes së çdo gjëje brenda 24 orëve është gjithnjë e më konkrete, përveç mundësisë që palët të zhvillojnë një takim në mbrëmje, transmeton KJ.

Allegri kërkon të paktën 10 milionë euro në sezon në kontratën e ri si dhe ndryshime të mëdha në skuadër. Disa prej futbollistëve që nuk kanë bindur këtë sezon, duhet të largohen nëse ai do të qëndrojë. Mes tyre janë Dybala, Cancelo, Pjanic, të cilët janë të pakënaqur me skemat e tij.