VIDEO-Halimi: Njerëzit në Kosovë, përkrahin shkëmbimet e territoreve

VIDEO-Halimi: Njerëzit në Kosovë, përkrahin shkëmbimet e territoreve

Analisti politik Fisnik Halimi, tha se ka pasur përdorim të shtrembërim të termeve rreth korrigjimit të kufirit.

Sipas tij njerëzit në Kosovë, përkrahin shkëmbimet e territoret. “Ne kemi bëjmë me këto territore që njëherë janë shkëmbyer”, tha ai në emisionin “STRIKE”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK3).

Sipas tij komunat janë shkëmbyer në atë kohë në vitin, 1951 për shkak të prishjes së baraspeshës së popullatës në Kosovë.

Halimi tha se teza e korrigjimit të kufijve nuk ka qenë e prezantuar di duhet. Sipas tij ka raste të ndryshme, për këtë gjë. “Në politikë nuk ka emocion. Politikën duhet parë realisht”, tha Halimi.

Për Samitit e Berlinit, Halimi vlerësoi se qëllimi ishte heqja e taksës. Ai tha se Lugina e Preshevës ka frymuar çdo herë si Kosovë. “nga 10 kryetarë të ASHAK-ut, disa kanë qenë nga Lugina e Preshevës”, deklaroi ai. Halimi vlerësoi se ka padrejtësi të madhe nga shqiptarëve të Preshevës. “Ata njerëz kanë marrë pjesë në luftën e UCK-së, ata kanë marrë pjesë në të gjitha aktivitetet që jkanë të bëjën më krijimin e Ksoovës”, tha ai.

Për më shumë ndiqeni të plotë emisionin “STRIKE”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK3).