Ajaxi i yjeve të rinj, zyrtarisht kampion i Holandës për herë të 34-t!

Ajaxi i yjeve të rinj, zyrtarisht kampion i Holandës për herë të 34-t!

Ajaxi i Amsterdamit bën “double” dhe mbyll në mënyrën më të mirë një sezon të jashtëzakonshëm.

“Harkëtarët” fituan zyrtarisht titullin kampion në Eredivisie për herë të 34-t në historinë e tyre, një rekord absolut ky në Holandë. Ajaxi në fakt me 99,9% e kishte siguruar trofeun që në fundjavë falë fitores ndaj Utrecht dhe humbjes së PSV Eindhoven ndaj AZ Alkmaar, por për të shkurorëzuar edhe zyrtarisht rivalët nga Eindhoven skuadra e Erik Ten Hag bëri detyrën edhe në javën e fundit ndaj De Graafschap duke fituar me shifrat 1-4 në një fushë që 3 vite më parë Ajaxi humbi titullin pasi barazoi 1-1, me trofeun që në 2016-ën shkoi për PSV-në.

Që Ajaxi të humbiste titullin edhe këtë herë duhej që të ndodhte një çmendur pasi përveç avantazhit prej 3 pikësh ndaj PSV-së, harkëtarët kishin edhe goleavarazhin në krahun e tyre dhe duhej që Ajaxi të humbiste ndaj De Graafschap dhe PSV-ja të fitonte 14-0 ndaj Heracles.

Por Ajaxi nuk i la asgjë rastësisë dhe triumfoi lehtësisht 1-4 me golat e Schonne, Tagliafico, dhe dygolëshin e Tadic, në krahun tjetër skuadra e Van Bommel fitoi vetëm 3-1 ndaj Heracles duke përmbysur shifrat. Ajaxi mbyll në mënyrë perfekte një sezon fantastik në të cilin arriti 28 fitore në 34 javë dhe grumbulloi 86 pikë, madje rikuperoi 5 pikë disavantazh ndaj PSV-së në javët e fundit të kampionat.

Në fund të sfidës ndaj De Graafschap, brezit të artë të Ajaxit iu dorëzua trofeu i merituar nga Federata Holandeze e Futbollit. Titulli kampion, Kupa e Holandës dhe gjysmëfinalet e Champions League, madje për 1 sekondë mund të kishte prekur finalen e madhe, më shumë se kaq këta djem të rinj të Ajaxit nuk mund të bënin, transmeton SS.

5 vite pritje për një titull të supermerituar, sa keq që sezonin e ardhshëm ky Ajax nuk do të jetë më sepse pas De Jong pritet të largohen edhe emra të tjerë të rëndësishëm si De Ligt, Van de Beek, Neres, Ziyech e Tagliafico.