Guri më në fund gjen rrugën e rrjetës në Belgjikë

Guri më në fund gjen rrugën e rrjetës në Belgjikë

Sindrit Guri më në fund rikthehet që të gjejë rrugën e rrjetës në Belgjikë.

Në ndeshjen që Oostende po luan në shtëpi ndaj St. Truiden, për grupin që objektiv ka Europa Leaguen.

Bomberi shkodran arriti që të realizonte në minutën e 37-të, kur po priste një top në limitet e pozicionit jashtë loje, dhe pasi u shërbye, vetëm me portierin kundërshtar nuk e pati të vështirë për ta çuar topin në fundin e rrjetës, transmeton KJ.

Ky ishte goli i dytë për Gurin në kampionatin belg, teksa nuk shënonte që nga 23 shkurti, pasi po vuan shumë përshtatjen në një kampionat shumë më të fortë se Superliga.