Sa shumë gola kosovarë në Zvicër, Demhasaj shkëlqen ndaj Baselit!

Sa shumë gola kosovarë në Zvicër, Demhasaj shkëlqen ndaj Baselit!

Derbin e shqiptarëve në Zvicër e fituan Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti.

Baseli mposhti 3-2 Luzernin, në një sfidë ku Xhaka u aktivizua nga stoli që në pjesën e parë ndërkohë që Albian Ajeti, kosovari që luan për Zvicrën realizoi golin e tretë për skuadrën nga St Jakob Park.

Gjithsesi në këtë sfidë shkëlqeu talenti i përfaqësueses së Kosovës, Shkëlqim Demhasaj. Sulmuesi 23-vjeçar realizoi dy herë për Luzern kur rezultati ishte 3-0 për ta bërë më pak të hidhur humbjen për skuadrën e tij.

Për Demhasaj ky ishte dygolëshi i parë në këtë sezon ndërkohë që në kampionat ka arritur kuotën e 4 golave.

Titullar me Luzern ishte dhe mesfushori kosovar Idriz Voca. Golin e gjeti edhe një tjetër lojtar i Dardanëve. Mbrojtësi Benjamin Kololli me një 11-metërsh i hapi rrugën suksesit 3-0 të Zurich ndaj Thun, fitore që e ngjiti skuadrën e Kolollit në zonën e Europa League. Për Kolollin ky ishte goli i 10-të në kampionatin helvet gjatë këtij sezoni, raporton SS.

Fitore 1-0 edhe për Sionin që pothuajse siguroi mbijetesën falë suksesit ndaj Thun, ndeshje të cilën Burim Kukeli e ndoqi nga stoli, ndërsa Ermir Lenjani nga tribuna pasi është i dëmtuar.