​​Një i mitur theret me thikë në Prishtinë

​​Një i mitur theret me thikë në Prishtinë

Një i mitur është therur sonte me thikë në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinë, Florije Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se orës 22:30 kanë pranuar një informatë për një rast të therjes me thikë.

“Rasti ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku dyshohet se një person (mashkull) 16 vjeç, ka pësuar lëndime  nga arma e ftohtë (thikë).  I njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.


MË SHUME NGA Aktuale