Mbështetja e BE-së për fuqizimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Mbështetja e BE-së për fuqizimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Zyra e Bashkimi Evropian dhe Përfaqësuesit Special të BE-së sot organizon ngjarjen përmbyllëse të projektit të binjakëzimit të BE-së "Fuqizimi i formulimit të politikave dhe hartimit të legjislacionit".

Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 1.2 milionë euro ka në fokus fuqizimin e kapaciteteve në krijimin e politikave, hartimin e legjislacionit dhe zbatimin efektiv të tyre brenda Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të tjera përkatëse.

Projekti është zbatuar në partneritet me Fondacionin Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ).

Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, shefi i Seksionit Politik, Ekonomik dhe të Integrimeve Evropiane pranë Zyrës së BE-së, Riçardo Serri dhe ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Christian Heldt.