Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

I ftuari i parë do të jetë autori Mustafë Pllana për të folur për librin 'Marketingu politik'.

Të ftuarit e radhës do të jenë Boris Scharloëski, Udhëheqësi i projektit të arsimit fillor në GIZ si dhe Ditjon Fetahu, Këshilli Rinor i Nxënësve të cilët do të diskutojnë për 'Të gjithë së bashku - për shkolla më të mira'.

Në lidhje direkte do të flas Naxhije Pajaziti Arifaj, drejtoreshë për Komunikim në KEDS e cila do të flas për lansimin e aplikacionit Ekesco.