Themelimi i tribunalit për krimet serbe të bëhet përmes ligjit

Themelimi i tribunalit për krimet serbe të bëhet përmes ligjit

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka vlerësuar se institucionet shtetërore janë vonuar sa i përket themelimit të tribunalit për krimet serbe në Kosovë. Ai ka thënë se themelimi i këtij tribunali duhet të bëhet përmes ligjit dhe jo përmes rezolutës.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Gucati u ka bërë thirrje ambasadave të vendeve të Quintit që ta mbështesin Kosovën në këtë rrugëtim.

Ai ka thënë se ka ardhur koha që Serbia të ndëshkohet për të gjitha krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Sipas Gucatit, nuk do të mund të ketë pajtim ndërmjet dy vendeve përderisa Serbia nuk kërkon falje për krimet dhe gjenocidin e kryer në Kosovë.