Maliqi sonte performon në Eurovizion

Maliqi sonte performon në Eurovizion

​Shqipëria sonte do të paraqitet për herë të 16 në Festivalin e Këngës Evropiane i njohur si Eurovizion pasi iu bashkua këtij eventi në vitin 2004.

Këtë vit, Shqipëria përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi e cila e nisi karrierën e saj muzikore që në moshën 13-vjeçare.

Ajo do të prezantohet në gjysmëfinale me këngën “Ktheju tokës” dhe synon që të rikthejë Shqipërinë në finalen e këtij festivali.

Maliqi do të performojë e 14-ta me radhë në skenën në Tel Aviv.

Vet Maliqi shpjegoi se kënga është dedikim për shqiptarët, sidomos ata të Kosovës, të cilët janë detyruar të lënë tokën e tyre për të emigruar në vende të tjera.