Moti sot në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash.

​Prej orëve të mesditës deri në ato të pasdites, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Intensiteti më i lartë i reshjeve, do të jetë më tepër përgjatë relieveve kodrinore dhe malore ku shtrëngatat janë më tepër të vrullshme. Në formë të izoluar dhe lokale parashikohen reshjet e shiut edhe në formë rrebeshi.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 8 deri në 11 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet nga 17 deri në 20 gradë celsius.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-8 m/sek e në bregdet deri 12 m/sek. Valëzimi i forcës 3-4.