Mazda3 u fotografua nga disa kënde, që të duket edhe më i veçantë

Mazda3 u fotografua nga disa kënde, që të duket edhe më i veçantë

Që të duket sa më i veçantë, Mazda ka angazhuar një prej fotografëve me profesionist në botë.

Detajet nga fotografitë profesioniste, janë ato që e bëjnë një produkt të jetë edhe më i kërkuar në treg.

Këtë e ka kuptuar mirë Mazda dhe për ta reklamuar Mazda3 që e kemi parë në LA Auto Show, e angazhoi John Rankin Waddell që më shumë njihet si Rankin.

Bazuar në lëvizjet e objektivit të kamerës, fotografia ia doli të vendoste fokusin në pjesë të ndryshme për ta fotografuar Mazda3 nga disa kënde që të duket edhe më e veçantë në fotografi.

“Rankin ka aftësi të mahnitshme, për ta ngritur makinën në një nivel arti” ka thënë Jo Stenuit, që është një prej shefave të kompanisë japoneve.

Në anën tjetër, Rankin është i njohur për fotografi të shumë aktorëve, këngëtarëve si dhe drejtimin e reklamave të kompanive më të njohura.